Home Gjeo-Ekonomia Përplasjet me Greqinë, Turqia i përgjigjet Macron: Jemi të aftë që të…

Përplasjet me Greqinë, Turqia i përgjigjet Macron: Jemi të aftë që të…

Turqia ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili është shprehur se  do të zbatojë “politikën e vijave të kuqe” në Mesdheun Lindor. Duke paralajmëruar kështu sanksione ndaj shtetit turk.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy ka thënë se “Ata që kujtojnë se kanë vendosur vija të kuqe në Mesdheun Lindor kundër kauzës së drejtë të Turqisë do të përballen me qëndrimin e vendosur të vendit tonë. Nëse në rajon ka një vijë të kuqe, këto janë të drejtat e Turqisë dhe turqve të Qipros që lindin nga e drejta ndërkombëtare”.

Aksoy më tej tha se ka ardhur koha që të gjithë të përballen me të vërtetën, ndërsa shprehur vendosmërinë e Turqisë për të mbrojtur kufijtë dhe interesat e saj.

 “Ata që e shohin veten në pasqyrën gjigante, ka ardhur koha të përballen më të vërtetën dhe se ka mbetur pas periudha ku qasjet imperialiste vendosin dhe përcaktojnë vijë të kuqe në harta. Turqia, duke dërguar ‘armadë’ (flotën) është e aftë të pengojë të gjithë ata që përpiqen të grabisin me forcë të drejtat dhe interesat legjitime të saj. Me këtë rast duam të rikujtojmë se mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor do të arrijnë zgjidhje vetëm me dialog dhe bashkëpunimin e vendeve që ndajnë të njëjtat brigje dhe jo me nxitjen e aktorëve të jashtëm të rajonit”, tha Aksoy.

Macron ditë më parë në një mledhje me gazetarët në Paris, foli lidhur me debatet e sovranitetit në Mesdhe, ku deklaroi: “Unë mund të them se turqit marrin në konsideratë vetëm qëndrueshmërinë e fjalëve dhe veprimeve dhe reskepktojnë këtë. Ishte e rëndësishme ajo që Franca bëri këtë verë. Kjo është një politikë e vijës së kuqe”. / Opinion.al

Share: