Home KRYESORE Sot mund te thuhet se Serbia ia ka mberritur qellimit te vet...

Sot mund te thuhet se Serbia ia ka mberritur qellimit te vet ne diplomacine perendimore!

Fajin nuk na e ka askush,pervec vetes.

Nga Kreshnik Collaku
——-
Ka patur nje dehje te papranueshme,nje eufori feminore dhe me tej nje pergjumje dhe neglizhence te lobimit te shqiptareve ne Washington pas “suksesit” te bombardimeve te Natos dhe Pavaresie se Kosoves.

Shtuar kesaj euforie tipike shqiptare edhe neglizhencen (ne bindjen time e qellimte) nga diplomacite zyrtare te Shqiperise e Kosoves,te pakten ne 6-7 vitet e fundit,ka bere qe zyrat e lobimit te mbyllen,qe prioriteti i perfaqesive diplomatike shqiptare te cvendoset,qe fuqia e lobimit te shqiptareve ne Washington te bjere

Nderkohe asgje nuk mbetet statike. Ne Washington njerezit nderrohen,diplomatet po ashtu. Ne Washington cdo vend lobon. (Njerezit duhet te dine se ne Washington ka lobe qe lobojne edhe per Iranin. Mjafton qe kjo te behet ne baze te ligjeve)

Per shkak te kohes apo ndryshime te administratave diplomatet amerikane qe kane qene deshmitare te ngjarjeve te shkuara ballkanike jane rralluar.

Shqiptaret kane pertuar te punojne e te investohen me te rinjte. Shqiptaret kane marre per te qene marredheniet.

Shqiptaret kane menduar se miqesia strategjike me Ameriken mjafton e ne menyre te pafalshme kane neglizhuar qasjet sistematike taktike.
Ne te kundert serbet te tronditur nga “humbjet” e medha strategjike me SHBA te dy tre dekadave,ulen koken,kuptuan lojen dhe punuan e punojne cdo dite me lobim,me viktimizim duke u perpjekur te rrisin influenca e te permbysin versionin e ngjarjeve historike.

Sot mund te thuhet se Serbia ia ka mberritur qellimit te vet ne diplomacine perendimore. Nga vendi qe shkaktoi kater luftra ballkanike,genocide e krime njerezimi,sic u trajtua ne keto dy tre dekada,sot kane mberritur te ulen si te barabarte ne tryeza zgjidhjesh strategjike ,madje duke u pozicionuar si faktor kyc per Ballkanin.

Avantazhin strategjik serb e ka shtuar ne menyre te jashtezakonshme sidomos sjellja e Tiranes Zyrtare ne keto vite. Miqesia e erret Rama-Vucic ka qene nje sponsorizim i madh per strategjine serbe ne Perendim. Pas miqesise se Rames me Vucic ky i fundit ka arritur te qaset ne perendim jo me si zedhenesi i Milloshevicit,jo me“problematic guy”,por si politikani qe po sjell paqe e normalizim ne Ballkan. Jo me si armik i Kosoves por si miku i kryeministrit te Shqiperise.
——
Sot po shoh reagime mbi nje deklarim a fjale te presidentit Trump,lidhur me konfliktin shqiptaro-serb.

Nuk e di ende kontekstin e deklarimit,madje as nese deklarimi eshte sic pretendohet ne media apo portale.

Ne cdo rast mendoj se nuk eshte as e mundur e as detyre e presidentit te kujtdo shteti te njohe e perjetoje elemente te historise te nje vendi tjeter,si e perjetojne banoret e atij vendi apo rajoni.

Edhe ne rast se shprehja eshte e vertete,e sigurte eshte qe ajo eshte produkt i tekstshkruesve dhe keta te fundit nuk perjashtohen nga ndikimet e lobuesve.

Nuk ka asnje dyshim se lobi serb qe kishte mberritur te kapte dhe keshilltarin e sigurise kombetare Bolton,nuk ka asnje problem te kape cdo keshilltare apo tekstshkrues tjeter.

Nese per presidentin Trump nuk do te ishte e rendesishme Kosova nuk do ta fuste ne axhenden e tij dhe ne zyren ovale duke u investuar drejtperdrjet me ceshtjen e saj.

Nese ndonje nuance apo detaj ne deklarata nuk eshte ne lartesine e pritshmerise tone,nuk kemi pse te panikojme,turfullojme apo hedhim fajin gjetke.

Faji eshte i yni.

Nese nuk bashkohemi ne qendrime e pozicione,nese nuk sillemi si njerez serioze,nese nuk sillemi me veterespekt e dinjitet,nese nuk riaktivizojme lobimin mbarekombetare per ceshtjet shqiptare,nese nuk zgjohemi kombetarisht,nese nuk kuptojme se cfare duhet te bejme vete nuk do te na i bejne te tjeret…gjerat nuk ka asnje shans te permiresohen,madje e perpjeta do te shtohet.

Fajin nuk na e ka askush pervec vetes

Share: