Home KRYESORE Makron kundërpërgjigjet, karikaturat e profetit Muhamed “bëhen gjigande”

Makron kundërpërgjigjet, karikaturat e profetit Muhamed “bëhen gjigande”

Presidenti francez, Emanuel Makron i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë sulmeve të fundit radilkale në Francë.

Ai ka dhënë leje që kartikaturat e profetit Muhamed, të revistës “Charlie Hebdo”, të shfaqen në muret e ndërtesave qeveritare.

Kështu Makron ka zgjedhur t’i shpallë luftë radikalizmit islamik, pasi këto karikatura i kushtuan jetën disa ditë më parë një mësuesi në Paris.

Më 16 tetor një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia vrau mësuesin e historisë, Samuel Paty, pasi ai kishte treguar në klasë karikatura të Profetit Muhamed.

Me shfaqjen e karikaturave, Makron përforcon mesazhin e tij për tolerancë zero ndaj fanatizmit islamik. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deklaratat e tij në fjalimet zyrtare dhe nisma ligjore.

Makron ka paralajmëruar për izolim fetar bazuar në tendencat separatiste, të cilat tani duket se janë një problem serioz për shoqërinë franceze.

Në anën e presidentit duket se qëndrojnë francezët të cilët, megjithëse tolerantë, nuk mund të lejojnë më fenomene të tjera siç ishte vrasja e fundit e profesorit fatkeq.

Share: