Home Gjeo-Ekonomia “Parkimi i gabuar” policia ‘mbyt’ me gjoba arbitrare shoferët në rrugën e...

“Parkimi i gabuar” policia ‘mbyt’ me gjoba arbitrare shoferët në rrugën e Kavajës!

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit, ka ndëshkuar 135 automjete për parkim të gabuar në Rrugën e Kavajës, pa konsideruar aspak mungesën e parkingjeve.

Sipas policisë automjetet janë parkuar në kundërshtim të dispozitave të Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik, problematika që shkaktohet nga parkimet e gabuara është akoma më e madhe – thotë policia pa e vënë veten në kushtet e qytetarit që kalon orë të tëra për të gjetur parkim!

Më tej policia informon se pengesa serioze për trafikun në qytet, por edhe për autoambulancat sjellin parkimet e gabuara në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë.

Nuk duhet harruar që parkimi i rregullt kërkon 100 lekë të reja ora, shumë e kripur për xhepat e varfër të qytetarëve.

Këto gjoba tashmë i vendos edhe policia bashkiake e cila është shumë arbitrare dhe vë gjoba në rrugë kryesore dhe pas pallateve. Qytetarët paguajnë gjoba duke parkuar edhe te hyrja e pallatit të tyre, terren që sipas ligjit urbanistik është pronë e banorëve! Deri kur…?!

Share: