Home KRYESORE Sindikata Ndërkombëtare e Naftëtarëve i drejtohet qeverisë shqiptare

Sindikata Ndërkombëtare e Naftëtarëve i drejtohet qeverisë shqiptare

Ndërsa gratë naftëtare vijon të jenë në grevë urie, Sindikata Ndërkombëtare  Industriale “IndustriALL Global Union”, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare për dialog me naftëtarët në zgjidhjen e problemeve të tyre ekonomike.

Shoqata që është përfaqësuese e më shumë se 50 milionë punëtorëve në gjithë botën, i është drejtuar Kryeministrit Rama përmes një e -maili qe mban datën 20 tetor, i cili është publikuar nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar.

“Ne besojmë se ju do ta përmbushni premtimin për t’u përfshirë në një dialog me punëtorët dhe të ndërhyni në menaxhimin e rafinerisë së Ballshit për të realizuar kryejen e pagesave të prapambetura dhe të garantoni respektin e të drejtave të tyre themelore”, thuhet ndër të tjera në letrën e Unionit Industrial Global./Opinion.al

Share: