Home KRYESORE Nëse nuk shkëlqen dot per vlerat bjer në sy për antivlerat…!?

Nëse nuk shkëlqen dot per vlerat bjer në sy për antivlerat…!?

Nga Irena Beqiraj

Fjalori i pahishëm nuk shpreh protestë, as pa edukatë, por nevojën për ca klikime më shumë.

Besoj të gjithë e keni dëgjuar shprehjen nëse nuk shkëlqen dot per vlerat bjer në sy për antivlerat. Kjo është mantra e trendit më të ri në rrrjete sociale, në politikë, në diskursin e përditëshëm në media : ” nëse do të bijesh në sy, apo te bëhesh viral, përdor ca fjalë të pahishme”.

Nuk ka asgjë origjinale në këtë dukuri, burri, gruaja, vajza, djali që i përdor nuk është i zemëruar, e as në protestë, nuk është snob, por as karakter i fortë që nuk ja ndjen cfarë mendojnë të tjerët, përkundrazi, nuk jeton dot pa vëmendjen e të tjerëve .

Përdorimi i fjalëve të pahishme është përdorur gjerësisht nga mendjet e mëdha të marketingut, të cilat rreth viteve 90 e kuptuan së përdorimi i tyre në markat e produkteve ishte një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen e publikut karshi produkteve të tyre duke rritur kështu shitjet .

Prsh “Holy Crap” është në fakt, një mëngjes me fibra të larta në përbërje i hedhur në treg ne 2009. Emri i tij e ka ndihmuar atë të shitet në rreth 5.5 milion dollarë në vit.

E pra fjalët e pahishme të përdorura në marka kanë funksionuar, sespe kanë ofruar mundësinë për të rënë në sy kur kakofonia në treg është e madhe .

Në Twitter, Facebook media, për të tërhequr vëmendjen në mënyrë të shpejtë nuk mjafton vetëm të bërtisni më fort, por duhet të jeni tronditës. Fjalori i vrazhdë të ndihmon për këtë sepse në pamje të parë ai ofron degjuesit, lexuesit ndjesinë e pasionit autentik, djesinë e atij lloji pasioni të pakujdeshëm ndaj ndjenjave të tjerëve, pakujdes që gjoja e ka burimin tek vërtetësia.

Por mos u genjeni : Aty ku ka pasion edhe protesë (qoftë ndaj ndalimit nga policia, apo ndaj Europës që nuk liberalizoi vizat për Kosovën ), duhet te kete argument . Ku nuk ka argumet por ka show fjalori të vrazhdë ka vetëm një qëllim “ca klikime e like më shumë”.

Share: