Home KRYESORE Gazetarja e njohur: Rama eshte i talentuar si nje lojtar me...

Gazetarja e njohur: Rama eshte i talentuar si nje lojtar me aftesi manipuluese…

Nga Eva Idrizllari

Edi Rama po tregon se eshte i talentuar si nje lojtar me aftesi manipuluese ne fushen poitike per t’i transformuar ne “lolot” e tij kudershtaret politik. Edhe pse eshte i ndergjegjshem qe nuk e gezon ne popull reputacionin e tij si nje drejtues liberal (por si nje qeveritar autokrat), me perpjekjet e dinakerise dhe fuqise se tij ne pushtet, ne nje gare armesh pozite-opozite, praktikat e levizjeve e kane nxjerre gjithmone fitues duke i transformuar konfliktet me kundershtaret ne marreveshje interesash.

Rama eshte kryeministri socialist me i sulmuar ne sistemin post-diktature (po aq sa edhe ish-kryeministri demokrat Berisha).

Çuditerisht ia ka dale ta mbaje te pacenueshem fatin e tij te pushtetarit. Nuk e vrau dot as goditja e çizmes me lekure “cilesore” e kryetares se LSI-se zj. Kryemadhi (bashkeshortja e Presidentit aktual te Republikes), as protesta e 2 Marsit e Presidentit te Republikes z. Meta ne emer “te dashurise” se tij te perulur per Kushtetuten.

Nuk e rrezoi as braktisja e mandateve te opozites, as faktet e mbledhura nga kundershtari demokrat per abuzimet e tij, madje as truket e lojerave politike, as protestat popullore te mbeshtetura nga opozita, as analistet sulmues dhe kundershtues te paepur, as zgjedhjet lokale.

Rama i siguroi armet e tij te forta per te mbrojtur poziten qeveritare: pushtetin financiar dhe kontrollin e Drejtesise.

Pushtetari Rama e di mire qe kundershtaret e tij politike nuk jane politikane te virtytshem, nuk kane moral politik, nuk jane te paster dhe te paperlyer politikisht, apo qe te mos kene bere korrupsion dhe te mos kene spekuluar me pushtetin, ashtu si ai. Prandaj kundershtaret e tij jane lodrat e tij. Edhe pse ne aparence perpiqen te bejne nje rol politik per te justifikuar besimin e militanteve.

Me keta kundershtare pushtetari Rama zgjidhjet i ka gjithmone te sigurta dhe me perfitime. Ai e di qe shumica e popullates nuk e do kasten e vjeter, ndaj i braktis zgjedhjet.

Pushtetari Rama i trembet vetem levizjeve te reja politike me njerez te paster dhe te virtytshem, te pakorruptuar dhe te paperlyer me asnje kaste. Sepse njerez te tille nuk kane frike nga Drejtesia, perkundrazi jane mbeshtes te shtetit te se Drejtes.

Per sa kohe shoqeria shqiptare nuk do ndergjegjesohet praktikisht per te ndermarre ndryshime cilesore ne politike, çdo sulm apo shkarkese zemerimi mbetet thjesht emocionale dhe e padobishme, duke e mbuluar shoqerine vetem nga urrejtja dhe perçarja, pa ndonje levizje konkrete per modelimin e shtetit te qytetareve.

Share: