Leter e hapur zonjes Vasilika Hysi…!
Nga Perparim Kabo
E nderuar zonja Hysi, prindi Vasilik, profesoresha e respektuar, aktivistja e shquar e shoqerise civile, qytetaria korrekte, nena e perkushtuar, mike e mire dhe dialoguese, nen/kryetaria e Kuvendit te Shqiperise.
Po u drejtohem juve me kete leter te hapur. Sot eshte 1 nentor 2020. Vjeshta po del ngadale e ngadale dhe dimri po vjene. Gjendja ne vend eshte e renduar nga pandemia dhe ekonomia eshte e kapur ne nje situat aspak te mire. Njerezit ne Tirane, ne Durres, ne Shkoder, Korce, Pogradec, Elbasan, Vlore, Sarande apo gjetiu, kane dale te veshur si per te diele, nuk mungojne ikonat uronjese ne rrjetet sociale, apo drekat e bollshme dhe levizjet me makinat luksoze.
Pikerisht ne kete dite jane disa gra si Ju, jane disa nena si ju, jane disa qytetare me te drejtat e njeriut po si ju, jane ca bashkeshorte po aq te perkushtuara si edhe ju zonja Hysi, qe prej disa ditesh jane te ngujuara ne nje greve urie.
E nderuar zonja Vasilika Hysi ju kerkoj qe me personalitetin qe keni me kurajon civile dhe me devotshmerine tuaj organike, ti jepni fund kesaj situata. Njerez qe kerkojne pagat e prapambetura? Cfare gjeje te paligjeshme ka ne kete mes?! Njerez qe kane fituar gjyqin me punedhenesin dhe ai su jep pagat. Une ju pyes juve ne kete raste si profesore e jurisprudences. Ku duhet ta gjeje te drejten ky qytetar? Nese edhe vendimi i gjyaktes nuk zbatohet? Ju zonja Hysi dhe ju te gjitha grate deputete, ministre, ish deputete, apo ish ministre, punonjese te administrates se larte publike, ju zonja te pispillosura me modernitet te shoqerise civile qe u majmet me fonde dhe me to blete vila, vetura dhe udhetime ekzotike…a ka mundesi nje minute, nje te vetme te ndaloni ritualin tuaj dhe te pyesni veten.
Cfare do behet me grate e ngujuara. A nuk kane te drejte ato te jetojne? Po si? Pa paga , pa ushqime, pa drite elektrike dhe uje pa veshje dhe higjene? Te gjithe keta sherbimi paguhen dhe qe ti paguhesh duhen parate, dhe qe ti jesh i paisur me to duhet qe per punen qe ke bere te jesh i paguar. Nuk mund te vijohet me me indiferentizmin e zotit Gramoz Ruci, sjellje qe nuk e prisja prej tij.
I drejtohem me emer sepse ja njoh dinjitetin, por si deputet ne ate qarke dhe si kryetar i Kuvendit ai duhet te kishte ndikuar per zgjidhjen e ceshtjes. Nuk besoj me ne lojen pa rregulla te zotit Edi Rama i cili ne fillim tha:… se keni me mua e keni me privatin e me tej nga faqia e tij on -line u tha grave ballshiote,… dilni nga greva dhe ejani te bisedojme. I kujtoj zonjes Rama si grua dhe si nene, por dhe si aktiviste e shoqerise civile, te zbatoje edhe ne kete rast ate qe ka thene nje here, kur foli per pronen e saj…Jane pare gjaku !
Zonja Linda Rama dhe ato gra pare gjaku i kane. Ndaj te gjithe bashke ju socialistet shqiptare; nese jeni ne pushtet per te administruar sovranitetet e deleguara mbroni qytetarin, te drejtat e njeriut, te drejten e pare, ate te jetes.
Jane ne rrezik jo vetem jetet e atyre grave por edhe te familjeve te tyre.
A mendoni per femijet e tyre, si zgjohen, si flene, si ushqehen, si vishen, si shkollohen, si enderrojne?
Nese nuk e mendoni kete gje ju ka zene syte hedonizmi juaj qe duket ne menyren si jetoni dhe si e shijoni luksin tuaj.
E nderuar Zonja Hysi…nese do te hysh ne histori bej nje gjest…
Shkoi Kryeministrit ne zyre ose thire ne zyre, ose neser ne seancen Plenare ne Kuvend; dilni ne foltore para deputeteve dhe popullit dhe kerkoji… Zotit Edi Rama, zgjidh ceshtjen e naftetareve, jepu buken e gojes te drejten legjitime, ndryshe ja ku eshte mandati im, ky parlament dhe kjo shumice skane lidhje me idealet mia qe i solla nga shoqeria civile si nje aktiviste e nderuar dhe shume e respektuar.
Zonja Hysi , populli eshte gjunjezuar me varferi, eshte neperkembur me varferi, eshte shperfillur me varferi sa kohe qe pasurine kombetare ua dhate privatit, pronen publike e mori privati dhe pronen private te individit e mori informali qe u legalizua nga ju ne nje jerm populist…
Po ju shkruaj hapur si kolege ne jeten univesitare…
Une fola dhe shpetova shpirtin tim si edhe shkruanin latinet…
Eshte rradha juaj qe te tregoni se jeni nga ana e popullit dhe jo nga ana e heshtjes…
Me respekt dhe besim
1 nentor 2020 Perparim kabo