Home Gjeo-Ekonomia Britania do të futet në izolim, qytetarët dynden në supermarkete

Britania do të futet në izolim, qytetarët dynden në supermarkete

Ditën e djeshme kryeministrit Boris Johnson njoftoi se ditën e enjte Britania e Madhe do të rifutet në izolim kombëtar për shkak të pandemisë COVID-19.

Ky lajm duket se ka ngjallur panik tek qytetarët, të cilët kanë nxituar të marrin masa për të përballur karantinën.

Siç shihet dhe në foto, qytetarët kanë krijuar radhë të gjata në supermarkete duke blerë gjërat e nevojshme.

Kujtojmë këtu që gjatë izolimit të pranverës mijëra njerëz zbraznin nën panik raftet e dyqaneve më të mëdha në pak kohë./ Opinion.al

Share: