Home KRYESORE Replika me prokurorin, avokati i Thaçit: Frikësimi i dëshmitarëve, slogan

Replika me prokurorin, avokati i Thaçit: Frikësimi i dëshmitarëve, slogan

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë dalë ditën e sotme sërish para Gjykatës së Hagës.

Kjo është seanca e tretë lidhur me ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e cila ka nisur këtë të martë në orën 11:00 të paradites.

Ndërkaq, gjatë seancës e cila vijon të zhvillohet, avokati i ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hooper i ka kthyer përgjigje Prokurorit, duke thënë se “frikësimi i dëshmitarëve” nuk qëndron, por është shndërruar në një slogan të organit të akuzës.

Prokurori Jack Smith, kërkoi gjykim të shpejt të të akuzuarve.

“Smith ka ardhur me deklaratë të përgatitur dhe po drejton punën e zyrës së tij. Po të kishte më shumë fokus do të na ndihmonte edhe më shumë këtu. Sistemi i nxjerrjes së materialeve mendon ai se është sistemi më i mirë i mundshëm. Nëse vendos veten në pozitë tonë e kupton që nxjerrja e materialeve është më pak funksionale dhe më pak e mjaftueshme. Është slogan, “frikësimi i dëshmitarëve”, s’ka të bëjë me realitetin e çështjes.

Jo të gjithë prej tyre kanë pasur përvojat që i tha Smith. I nderuar gjyqtar, jam falënderues që ngritët kartonin e verdhë sa i përket datës së gjykimit, që kjo të mos diskutohet. Ne si mbrojtës duam të sigurojmë se nuk bëhet fjalë për të caktuar datën derisa të jetë koha e duhur për ta bërë këtë”- është shprehur Hooper.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashikohet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Kujtojmë se më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ish-krerëve të UÇK-së./Opinion.al

Share: