Pas takimit që po zhvillon kreu i opozitës, Lulzim Basha, në Elbasan me të rinjtë ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, teksa publikon mesazhin e një qytetari Rama shkruan se Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv. Më tej ai thotë se me Partinë Demokratike fiton infektimi.
“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në whatsap: “Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”, shkruan Rama #Turp#Papërgjegjshmëri #Rrumpallëme këta #ShqipëriaFitonInfektimin.