Home KRYESORE Vaksinimi, Rama flet për verë pa kufizime: Baret dhe restorantet të hapura

Vaksinimi, Rama flet për verë pa kufizime: Baret dhe restorantet të hapura

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka publikuar një videomesazh në rrjetin social “Facebook”,  ku bën me dije se vaksinimi masiv do të sjellë një sezon turistik normal dhe me turistë nga e gjithë bota.

Rama tregon se hotelet, restorantet dhe klubet këtë verë do të jenë të hapura dhe pa orare kufizuese. Kryeministri thotë se do të kthehemi në jetën që kemi dëshiruar dhe do të vazhdojmë përpara.

“Kjo kohë që po lemë pas ishte tepër e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohemi, jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve. Për pak muaj kjo vuajtje e madhe do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjithë bota. Hotelet, restorante, klubet edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi shumë punë për të çuar deri në fund dhe të mira e gëzime për të ndarë me njëri-tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë”, shprehet Rama./Opinion.al

Share: