Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tha në emisionin “Opinion” se ai nuk synon të jetë pasuesi i Ramës në drejtimin e Partisë Socialiste.
I pyetur nga gazetari Mentor Kikia lidhur me perceptimin që ekziston në publik mbi këtë argument, Veliaj e cilësoi një perceptim të gabuar.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Kikia: Ka një perceptim publik që ju po përgatiteni të jeni pasuesi i Ramës në PS…
Veliaj: Është perceptim i gabuar.
Kikia: Nisur nga shumë faktorë, ju vetë jeni duke punuar për këtë lloj statuai? E mendoni, e synoni?
Veliaj: Nuk e synoj.
Fevziu: Nëse këputet Rama në zgjedhje a mbeteni ju trashëgimtari dhe a po luani ndonjë rol për këtë?
Veliaj: Rama jo vetëm që nuk këputet në zgjedhje, por do të thyejë një rekord.
Fevziu: If….
Veliaj: Ju më thoni mos fol për objektiva, por për hipoteza. Janë bërë 10 sondazhe nga 10 burime të ndryshme që e nxjerrin PS fituese./Opinion.al