Home KRYESORE Net ëndrrash magjike…

Net ëndrrash magjike…

Nga Gladiola Busulla

Net ëndrrash magjike
që ringjallen me tingujt e shiut.
Errësira ndriçon nga shkreptimat zigzage
që gjëmojnë mbi lutjet e mia.

Net ëndrrash magjike
si muzika, puthjet dhe dashuria.
Imazhet e zbehura nga koha
enden pas delirit të nostalgjisë

që zgjohet nga letargjia.

Share: