Home KRYESORE Ura e Bratit, monument kulture i kategorisë së parë!

Ura e Bratit, monument kulture i kategorisë së parë!

Marrë nga faqja në Facebook e deputetit Vullnet Sinaj

⚒Ndërtuar në shekullin XVI me një arkitekturë të përsosur për kohën, ura e Bratit renditet si një nga veprat inxhinierike më të mira në Shqipëri!

Me një gjatësi prej 30 metrash dhe lartësi prej 9 metrash, Ura e Bratit lidhte historikisht rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës!

📍Falë arkitekturës së urës, ujërat e fryra të Shushicës gjatë dimrit mund të shkarkohen lirisht nëpërmjet hapësirave të harqeve dhe dritareve të urës. Ndërsa gjatë verës, ujërat e cekët dhe të kristaltë të Shushicës në këmbët e urës krijojnë një natyrë plot freski dhe ngjyra!💧

🎞Ura e Bratit shfaqet gjithashtu në filmin “Nëntori i Dytë”.

Vizito Urën e Bratit! Lugina e Shushicës me një potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe kulturor!☀️

Share: