Home KRYESORE Mirësjellja si nevojë etike për të patur një shoqëri më të mirë!

Mirësjellja si nevojë etike për të patur një shoqëri më të mirë!

Nga Ana Llazo

Etika është e rëndësishme në jetën e secilit, ajo perfshin të drejtat dhe përgjegjësitë tona, vlerat njerëzore, çfarë është e drejtë dhe e gabuar dhe si të kemi një jetë më të mirë.

Ajo na udhëzon të themi të vërtetën dhe të mbajmë premtimet tona. Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet që bëjmë ku vazhdimisht përballemi me zgjedhje që ndikojnë në cilësinë e jetës tonë. Ne jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet që bëjmë kanë pasoja pozitive dhe negative për veten dhe te tjerët që na rrethojnë.

Karakteri ynë është i lidhur ngushtë me etikën dhe cilësitë që na përcaktojnë si individë duke përmendur këtu intelektin, sjelljen, emocionet, perceptimin, imagjinaten. Karakteri është ai çka na përcakton se cilet jemi dhe çfarë ne përfaqësojmë.

Ne duhet të jemi etikë sepse nëpërmjet saj përcaktojmë vlerat e shoqërisë tonë. Por sa e marrin në konsideratë njerëzit etikën sot? Në botën që jetojmë sot njeŕëzit nuk kujdesen shumë për etikën duke abuzuar në shumë fusha dhe profesione te jetes, duke i trajtuar njerëzit e tjerë dhe vartësit e tyre në mënyrë të gabuar, duke u perpjekur të nxjerrin në pah anën e tyre negative në vend të asaj pozitive.

Nuk mundem ti përgjithësoj të gjithë sepse ka individë që transmetojnë çdo ditë vlera morale dhe etike të një niveli të lartë, por në momentin që një pjesë e individëve sillen pa etike shoqëria jonë humbet vlerat e vërteta njerëzore.

Personalisht do te doja të merja në konsideratë fjalët magjike sepse ato ndikojne drejtperdrejt në eleminimin e konflikteve!

Dua të ndajë me lexuesit rastin kur nxënësit e një shkolle ishin në konflikt gjatë nje viti akademik dhe disa prej tyre në anën e vajzes së fyer nga djali dhe, disa prej tyre në anën e djalit. Më në fund vendosën ta mbyllnin çështjen me qetësi.

Fjalët e vajzës ishin; Nëse djali do të më kishte kërkuar falje në një mënyrë më etike do ta kisha falur në të njëjtën ditë dhe konflikti do kishte përfunduar po atë ditë.

Asgjë nuk kushton aq lirë dhe nuk mund të vleresohet aq shume sa mirësjellja.Respekti për njëri-tjetrin na bën më të mirë për veten tonë.

Cilat janë disa parime etike që ne duhet ti përfshijmë në jetën e përditëshme?

1 Të respektojmë të drejtat e të tjereve.

2 Ti bëjmë gjërat më mirë.

3 Të veprojmë me integritet.

4 Të marrim parasysh pasojat e veprimeve tona.

Gjithçka duhet të bëjmë është t’i zbatojmë ato në praktikë dhe do të jetojmë më mirë, do të mendojmë më mirë dhe do të japim shembullin më të mirë të individit.

Etika është ajo që na mëson se si të bëhemi dinjitoz për lumturinë tonë.

Share: