Home Gjeo-Ekonomia Spiunë në Shqipëri? Ekspertët: Para një viti u kap një punonjës shteti,...

Spiunë në Shqipëri? Ekspertët: Para një viti u kap një punonjës shteti, ishte rekrutuar nga shërbimet ruse

Teksa po flisnin për spiunët rusë, ekspertët Artur Meçollari dhe Enri Hide përmendën rastin e një punonjësi të administratës shqiptare që ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete ruse. Gjatë intervistës për emisionin “Lufta dhe Paqja”, Meçollari theksoi se ai u zbulua nga shërbimi informativ.

Këtë e konfirmoi edhe eksperti i gjeopolitikës, Hide, i cili tha se personi në fjalë punonte në një institucionet më të rëndësishme të vendit dhe se është arratisur drejt Rusisë. Më tej, Hide theksoi gjithashtu se duhet një vëmendje e shtuar nga shteti për të parandaluar raste të tilla.

Mendoni se ka celula spiune?

“Të thuash se nuk ka ndoshta është gabim. Përpara një viti ka pasur një raport të shërbimit informativ që foli për një punonjës të shtetit të rekrutuar nga shërbimet sekrete ruse. Ishte pjesë e administratës shtetërore“, theksoi Meçollari.

“Kjo nuk është hera e parë dhe nuk besoj se është hera e fundit dhe shteti ka treguar se nuk është i aftë të operojë përballë rreziqeve të tilla përballë sigurisë kombëtare.“, shtoi Hide.

360grade.al

Share: