Home Gjeo-Ekonomia Hakmarrja e Ukrainës, dronët godasin Rusinë – Lufta dhe Paqja

Hakmarrja e Ukrainës, dronët godasin Rusinë – Lufta dhe Paqja

Emisioni ‘Lufta dhe paqja’ si çdo ditë, nga e hëna në të enjte, pati në fokus edhe këtë të mërkurë agresionin rus ne Ukrainë dhe pasojat e kesaj lufte në mbare planetin. Kapiten Artur Meçollari i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC Neës, ka komentuar rreth hakmarrjes që Ukrainë duke se ka nisur drejt Rusisë, pas një droni që uy gjet në afërsi të Moskës.

Meçollari bëri me dije se droni që u gjet i rrëzuar nuk është lëshuar direkt nga Ukraina, pasi nuk ka rreze të tillë, por është futur në territorin rus në rrugë tokësore.

Sipas tij lëvizje të tilla të Ukrainës kanë më shumë efekt psikologjik të kundërshtari.

Mecollari: Përveç luftimeve në Bakhmut, të cilat janë me intesitet të ulët. Rusia në 48 orët e fundit ka goditur me avionë, dronë dhe raketa. Ukrainë ka superioritet ajror në Ukrainë. Ukraina ka sistem mbrojtës ajror.

Sot kemi diçka të re, Ukraina ka goditur Brenda territorit rus. Ukraina kishte dronë që godisnin 120-140 km distancë . Po të marrim rastin e sotëm, ku është goditur përballë Marioupol është brenda rrezes se këtyre dronëve.

E veçanta është droni në afërsi të Moskës, 500km larg kufirit Ukrainas.

Droni që është kapur është futur në rrugë tokësore, pasi ai lloj droni nuk mund të përshkojë një distancë të tillë.

Tentativa për të goditur Moskën është një goditjen me karakter psikologjik. Deri më tani nuk e kemi të konfirmuar që ka goditur objektivin.

Sot Ukraina nuk ka mundësi të godasë territorin rus, pasi ekziston zona e pushtuar në lindje e cila e mbron Rusinë”, tha Meçollari.

Share: