Home KRYESORE I fiksuar pas rinisë së përjetshme, 45-vjeçari injekton gjakun e të birit...

I fiksuar pas rinisë së përjetshme, 45-vjeçari injekton gjakun e të birit adoleshent

Bryan Johnson, shefi ekzekutiv i një kompanie teknologjike i cili është i fiksuar për t’u dukur më i ri ka ndërmarrë një hap drastik për të marrë plazmë gjaku nga djali i tij adoleshent dhe babai.

Johnson, 45 vjeç, është i njohur për shpenzimet e tij vjetore miliona dollarëshe për procedura mjekësore që përmbajnë burimin e rinisë. Në të shkuarën ai ka marrë plazmë gjaku nga një dhurues anonim, ndërsa tani ka pranuar që ta marrë nga babai i tij 70-vjeçar, Richard dhe i biri 17-vjeçar, Talmage.Treshja iu nënshtrua transfuzionit në një klinikë në Dallas ku i ati dhe i biri japin një litër gjak i cili më pas nëpërmjet një makine ndahet në plazmë të pastër, qeliza të kuqe, të bardha dhe pllakëza.

Këto elementë të gjakut kalojnë në venat e Johnson me synimin për të rigjeneruar dhe riparuar qelizat e dëmtuara nga plakja duke zëvendësuar gjakun e vjetër të një trupi të moshuar me gjakun e ri nga një trup i ri.

Johnson dhe mjekët e tij deklarojnë se ai ka reduktuar moshën biologjike me më shumë se 5 vjet, ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive dhe fizikun e një 18-vjeçari.Nuk ka ende prova bindëse shkencore se transfuzioni i plazmës është kurë për plakjen. Zanafilla e saj nis me një eksperiment me minjtë, që më vonë tregoi se në fakt e përshpejtonte plakjen.

Johnson madje bën edhe një jetë të përshtatur pas një regjimi që ai e cilëson si një punë me kohë të plotë. Ai ka bombarduar legenin me impulse elektromagnetike për të përmirësuar muskujt në vendet e vështira për t’u arritur dhe mban syze që bllokojnë dritën blu për dy orë përpara se të flejë çdo mbrëmje në të njëjtin orar.

Ai thotë se merr saktësisht 1977 kalori në ditë duke u siguruar që dhjami i trupit të mbetet gjithnjë në nivelin 5-6%. Synimi i tij është që të sigurohet se truri, mëlçia, veshkat, dhëmbët, lëkura, flokët, organi gjenital dhe zorra e trashë të funksionojnë njësoj si në moshën 18-vjeçare.

Stili i tij i jetës dhe përkushtimi i tepruar për të zhbërë efektet e kohës kanë grumbulluar kritika, madje disa ekspertë mjekësorë e kanë cilësuar se është manifestim i ankthit ndaj vdekjes.

360grade.al

Share: