Home KRYESORE Topalli dhe Këlliçi kundër Berishës?! Ish-deputeti demokrat zbardh detaje nga mbledhja e...

Topalli dhe Këlliçi kundër Berishës?! Ish-deputeti demokrat zbardh detaje nga mbledhja e kryesisë: Pati diskutime…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në një intervistë për Euronews Albania se në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga Sali Berisha sot pati pak diskutime, po të gjithë ishin në një mendje që këtë fazë të parë përgjegjësia është që të bëhet publike çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.

Bumçi u shpreh se demokratët janë duke mbledhur të dhëna në të gjithë vendin dhe do të hartojnë një raport të cilin do ta bëjnë publik dhe do t’ia dorëzojnë OSBE/ODIHR.

“Në momentin që dhunohen zgjedhjet janë dhunuar qytetarët. Në këtë fazë ne do të përqendrojmë 100 për qind të energjive në dokumentimin e shkeljeve që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor dhe këto do t’i bëhen me dije OSBE/ODIHR. Po mbledhim të dhëna në të gjithë Shqipërinë. Pas këtij procesi, të gjithë ishim dakord do përfshihemi në një analizë të vetes sonë, të përgjegjësive dhe çfarë duhet të ndryshojmë”, tha Bumçi.

360grade.al

Share: