Home KRYESORE Incidenti në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria merr në pyetje deputetët që u...

Incidenti në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria merr në pyetje deputetët që u përleshën

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ministrin Hekuran Muratin dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku për përfshirje në rrahjen në Kuvendin e Kosovës. 

Lushtaku është ftuar si i dyshuar për sulm, sipas njoftimit të Prokurorisë, derisa bëhet e ditur se janë intervistuar edhe deputetët tjerë të opozitës, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.

Megjithatë priten edhe intervistime të tjera në rastin e dhunës që zuri vend të enjten në Kuvendin e Kosovës.

“Prokurori mund të fillojë sot, të vazhdojë javën tjetër, sipas informacioneve tona mund të ftohen 50-60 deputetë si dëshmitarë, në bazë të dëshmive atëherë prokurori vendosë nëse ka bazë të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë dhe sa është përgjegjësia penale e secilit”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Deputetët dhe ministrat kanë imunitet me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë kjo mbaron kur të njëjtët kalojnë në dhunë fizike dhe kësisoj mund të ndiqen penalisht.

“Deputetët nuk mund të ndiqen penalisht dhe as të jenë subjekt i padive civile lidhur me mendimin që ata e kanë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me mënyrën se si votojnë për ligje, politika dhe marrëveshje ndërkombëtare, por gjithçka del jashtë kësaj kur mund të përleshjen, rrahën apo janë subjekt i sulmeve”, shprehet Miftaraj.

Vepra për të cilën mund të ndiqen deputetët, ministrat dhe zëvendëskryeministri, ndonëse është herët, qëndron ajo e sulmit fizik.

Dhuna në Kuvendin e Kosovës gjeneroi nga debati për audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiç, ku konfirmohet se Kusari-Lila ka biseduar edhe me të kërkuarin nga autoritetet e Kosovës për krim të organizuar, korrupsion e vrasje, Milan Radojiçiç.

Top Channel

Share: