Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, ka folur lidhur me tensionet në veri.
Sveçla është shprehur gjatë një interviste për mediat se Qeveria e Kosovës nuk janë kundër popullit serb, por se janë kundër projekteve shoviniste të Serbisë.
Ministri shtoi më tej se ai ka thënë se ‘kriminelët’ nuk kanë kombësi.
“Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetin e tyre me ngjyra nacionaliste. Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj dhe duhet ta ndalojmë këtë. Kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, për jetë normale”, ka thënë ai.
Është gati një muaj që në Veri ka tension. Serbët lokalë që shpesh herë protestojnë dhunshëm nuk duan shqiptarë në komunat veriore, të cilët erdhën në pushtet përmes zgjedhjeve të zhvilluara në muajin prill.