Home Gjeo-Ekonomia Vala e të nxehtit përhapet në të gjithë Evropën

Vala e të nxehtit përhapet në të gjithë Evropën

Vala e të nxehtit ekstrem ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve europiane. Agjencia e motit në Gjermani ka rregjistruar temperatura mbi 35 gradë Celsius. Nxehtësia do të përhapet drejt lindjes duke arritur në 37 gradë Celsisus në disa rajone. Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të shmangin aktivitetet veçanërisht gjatë ditës.

Austria, ku temperaturat gjatë verës rrallë herë i kalojnë 30 gradët, këtë herë vala e të nxehtit ka bërëe që vlerat termike të shkojnë në mbi 35 gradë Celsius. Autoritetet kanë vendosur një linjë telefonike falas për qytetarët që të marrin këshilla se si të përballen me të nxehtin. Rajoni jugor i Carinthia aktivizoi një plan të mbrojtjes nga nxehtësia për më shumë se 900 azile, spitale dhe vende të tjera për të identifikuar njerëzit që mund të jenë veçanërisht të prekshëm ndaj temperaturave të larta.

Britania e Madhe pritet të shohë një tjetër valë të nxehti. Zyra e Met dhe Agjencia e Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë lëshuar një paralajmërim për gjashtë rajone ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë në mbi 30 gradë Celsius. Përveç motit të nxehtë, disa zona në Mbretërinë e Bashkuar pritet të kenë stuhi dhe shira të dendur.

I nxehti ekstrem gjithashtu ka përfshirë edhe Greqinë. Sipas meterologëve, java e ardhshme pritet që temperaturat t’i kalojnë 37 gradë Celsius. Vlerat termike do të mbeten të larta për dhjetë ditë me radhë.

Autoritetet kanë deklaruar se i nxehti dhe thatësira mund të nxisin zjarre në disa rajone. Në veçanti, një rrezik shumë i lartë zjarri parashikohet për rajonet e Egjeut Verior dhe Jugor sipas Mbrojtjes Civile. Nga i nxehti ekstrem pritet të përfshihet edhe pjesa jugore e Spanjës dhe Franca.

Klan News

Share: