Home Gjeo-Ekonomia Kërcënimet serbe ndaj Podgoricës dhe Shkupit, reagon i shqetësuar Edi Rama

Kërcënimet serbe ndaj Podgoricës dhe Shkupit, reagon i shqetësuar Edi Rama

Pak ditë më parë një deklaratë e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviç nxiti reagime të ashpra në rajon. Në një artikull të ‘The Geopost’, theksohej se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi vijojnë të jenë fokus të kërcënimeve nga Republika e Serbisë.

Ministri Vuçeviç kërcënoi hapur duke thënë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë zemëruar aq shumë Serbinë kur njohën shtetin e Kosovës, sa ky veprim ka për ti goditur në kokë sikur që po goditet Ukraina.

“A po flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A flini të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre… Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, apo Aleancës së NATO-s, menduan se i kishin zgjidhur të gjitha problemet dhe se asgjë më nuk mund të ju ndodhë”, tha Ministri i Mbrojtjes së Serbisë.

Mirëpo, ky kërcënim i drejtëpërdrejtë ka shqetësuar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetin social X tha se këto sjellje janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Kryeministri tha se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Rama thekson faktin se nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë.

“Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme,” shkuan Rama.

Millosh Vuçeviç është krahu i djathë i presidentit serb. Madje pak muaj më parë është zgjedhur kryetar i Partisë Përparimtare të Serbisë, pas largimit të Aleksandër Vuçiç./NeesBomb

Share: