Home Approccio Italo Albanese Ciao Sore…Ciao Fratte… Nga Alba Kepi

Ciao Sore…Ciao Fratte… Nga Alba Kepi

U mbyll dhe vizita e KM italiane në Jug tê Shqipërisê;
“Vacanze albanese” alla dolce vita.

Xhiro me skaf, shëtitje me velivolo e gjithe komformitetet all inclusive në rezidencën qeveritare në Dhërmi me Vila dependance sic meritojnë VIP-at.

Ishte 2020 kur KM italiane lidere e një Partie të djathtë të vogël e në rritje, me bekimin pa dashje të një të majte cdo ditë e më kaotike, kur Giorgia Meloni do deklaronte në një intervistë për La Stampa se është një Blairiane;

“Europa nuk merr fund me dy opsione ; o të dalësh o të përulesh në gjunjë. Unë, tha ajo, përfaqësoj rrugën e tretë blariane të së djathtës. Jam në Europë me Partitë që ndajnë një model konfederal.”

E Tony Blair është prej kohësh këshilltari i KM shqiptar për cështjet më delikate gjeopolitike.

Qe 6 dhjetor i i 2022 kur Meloni e Rama takohen për herë të parë në Tiranë në Samitin mbi Ballkanin Perendimor.

Ishte plot 8 muaj nga prilli i 2022 kur me njê video mesazh e ende opozitare e cdo të majte, Meloni do të deklaronte në Kuvendit e Partisë Demokratike. ;
“Pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës ju rindërtuat vendin tuaj, mbi baza demokratike, duke ruajtur kulturën shqiptare dhe duke rivendosur sovranitetin kombëtar.

Ju keni qeverisur për 13 vite dhe i keni kthyer dinjitetin popullit tuaj… dhe dijeni se në anën tjetër të Adriatikut mund të mbështeteni gjithmonë te konservatorët italianë”

Fitorja e Melonit në Itali u brohorit e u mbështet fort nga e djathta shqiptare. E shihnin si rikthimin e erës së djathtë dhe në bregun tjetër të Adriatikut. E shihnin si liderin Europiane që në Kuvendin e tyre premtoi konservatorizmin e mbështetjen.

C ‘ndodhi në këto pak muaj?

“Rruga e tretë Blairiane” qê Meloni e kishte identifikuar veten mund të ketë ndërmjetësuar për t’u shfaqur sot fratelli e sorelle e së djathtës italiane me të majtën shqiptare?

Koha do dokumentojë përgjigjen e saktë, por fakt mbetet se Partia Demokratike humbi një tren politik të rëndësishëm në portën Europiane. E humbi për mungesë largpamêsie, paaftësi emisarësh e mediokriteti komunikues. Ah dhe nga dembelizmi e heshtja se pret që gjërat të rregullohen vetë. Por heshtja është për të padukshmit dhe e djathta konservatore shqiptare nuk ka luksin ta pranojë më.

Por le t’i kthehemi “vacanza albanese” e cila qe dhe një mundësi e mirë për të kuruar disa plagë të së shkuarës në historinë Italo-shqiptare.

Meloni mbërriti në Vlorê në ditën përkujtimore të tragjedisë së Urës Morandi ky mes viktimave ishin dhe dy të rinj shqiptarë. Mungojë nga KM shqiptar një postim përkujtimor e pse jo dhe 2 fjalë nga homolugu italian. (Përdor mashkulloren se me njê dekret të vecantë KM italiane ka kërkuar të quhet e tillë. Pra jo Kryeministrja Meloni por Keyeministri Meloni. )

Vizita e kreut të qeverisë italiane erdhi në një javë përkujtimore si eksodi i madh i shqiptarëve drejt vendit të saj e pikënisja e një revolucioni denokratik që përmbysi një regjim ekstrem të majtë që ajo vetë e kujtoi në Kuvendin e PD shqiptare.

Por dhe këtu nuk pati asnjë fjalë kujtimore e ishte e është ky një moment historik mes dy vendeve.

Pa harruar paragjykimet, fyerjet, steriotipet që e djathta italiane i ka veshur gjatë këtyre 3 dekade shqiptarëve. Dy fjalë falje politically correct edhe mund të ishin shprehur.

Meloni mbërriti në Vlorë nga ku më 1997 dhjetra shqiptarë humbën jetën nga një anije e përmbysur nga roja bregdetare italiane. Familjarët e viktimave shqiptare ende kërkojnë drejtësinë e harruar.

Vizita e Melonit erdhi pak ditë pas protestës së emigrantëvë shqiptarë para Ambasadës Italiane. Kanë vite qê protokollojnë kërkesa për të njohur vitet e tyre të punës mes dy vendeve.

Por dhe ky mbeti një shans i munguar.

Ciao Sore…
Ciao Frate…

Le t’i themi gjërat si janë;
kjo “vacanza albanese” qe një propagandë e mirë gjeopolitike për qeverisjet e juaja.

  • Dyfishim të fuqisë së pompare të gasdotto Tap.
  • Acquedotto që nga Gjirokastra di sjelli ujin shqiptar në Lecce.
  • Puse nafte shqiptare nga Eni Italian
  • Central Bêrthamor për të garantuar furnizimin me energji pas ndërprerjes së gazit rus.
  • Ndarja e Rrugëtimit europian të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut
  • Emigracioni e kolapsi që po kalon sistemi kombëtar italian i azilkërkuesve
  • investime, investime, investime madhore e strategjike për të cilat Shqipëria ka aq nevojë.

Sorella o fratello duhet ta dish se në Shqipëri është kaq e lehtë që qeveria të vendos cfarë i e cfarë ju duhet.

Populli shqiptar nuk ka të drejtë Referendumi e me një VKM shpesh në heshtje e i panjohur cdo vendim e punë kryhet pa u publikuar.

KM shqiptar do thotë si gjithnonë atë c ka ai kërkon të thuhet e shqiptarët do lihen si këto 10 vite në rrumpallën e hamendësimeve. E politika?
Ah politika qê është krijuar për të ndihmuar popullin e jo për t’u bërë hall i tij, sot është halli më i madh i shqiptarëve.

Ciao Sore….
Ciao Fratte…
Che bei tempi quando a Ischia Angela Merkel passava le sue vacanze, umile e discreta.

Share: