Home Gjeo-Ekonomia Vrasja e policit në Zveçan, shkon në dy numri i sulmuesve të...

Vrasja e policit në Zveçan, shkon në dy numri i sulmuesve të vrarë në veri të Kosovës

Një tjetër autor i sulmit të armatosur në veri të Kosovës është vrarë në Banjskë të Zveçanit. Burime për mediat në Kosovë bëjnë me dije se të dy të vrarëve tashmë i janë gjetur trupat e pajetë.

Deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve, ndërsa pritet që të konfirmohet edhe viktima e dytë.

ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?

Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjetër janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi.

360grade.al

Share: