Home Gjeo-Ekonomia “Nëna poshtë rrënojave thërret fëmijët”, kryeministri palestinez shpërthen në lot për luftën...

“Nëna poshtë rrënojave thërret fëmijët”, kryeministri palestinez shpërthen në lot për luftën në Gaza

Kryeministri palestinez, Mohamad Shtajeh, shpërtheu ne lot gjatë një mbledhje të qeverisë në Ramallah, teksa po fliste për fëmijët e vrarë në Gaza nga sulmet e Izraelit.

“Lufta e nisur më 7 tetor ka shkaktuar një bilanc tepër tragjik: 9770 palestinezë janë vrarë, ndërsa izraelitët e vrarë nga Hamas janë 1400. “Fëmijët po shkruajnë emrat në trupat e tyre në mënyrë që të identifikohen nëse vriten, nëna e 3 fëmijëve e zënë poshtë rrënojave u thotë fëmijëve, më lejoni t’ju shoh…”, u shpreh kryeministri ndërsa nuk mbante dot lotët.

Kujtojmë se mbi 200 persona janë vrarë në Gaza, pas atyre që u cilësuan si bombardimet më intensive që prej fillimit të luftës.

Ushtria rrethoi enklavën, duke e ndarë territorin në dysh. Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken bëri thirrje për pauza në luftime ndërsa OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm.

360grade.al

Share: