Home KRYESORE Kërkoi interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, Kuvendi nuk fut në rendin e...

Kërkoi interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, Kuvendi nuk fut në rendin e ditës kërkesën e Gazment Bardhit

Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, të kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, për përfshirjen -sipas tij -të vëllait të Edi Ramës, Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë

Në rendin e ditës nuk është përfshirë kërkesa e Gazment Bardhit, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke thënë se “Rama i shmanget përballjes në Parlament”.

Në pretendimin e Bardhit thuhet se ky vendim për të mos futur në rendin e ditës kërkesën e tij është marrë në kundërshtim me kushtetutën.

Gazment Bardhi kërkoi në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 cështje:

1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

Share: