Home KRYESORE CIKËL POETIK NGA DONATELLA NARDIN

CIKËL POETIK NGA DONATELLA NARDIN

Donatella Nardin ka lindur dhe jeton në Cavallino Treporti – Venezia (Itsli). Pas studimeve klasike, autorja në fjalë ka punuar në sektorin turistik me pozita të larta detyre si drejtuese.

E pasionuar gjithmonë pas leximit dhe shkrimit, veçanërisht pas poezisë, Nardin vendosi t’u japë dukshmëri shkrimeve të saj, që nga viti 2009 duke marrë pjesë në konkurse letrare me rezultate të shkëlqyera. Ka fituar shumë çmime dhe vlerësime (më shumë se 200, në kategoritë e ndryshme të konkurseve), si: Çmim të Parë, të Dytë dhe të Tretë, Çertifikata Nderi, Merite, Çmime speciale dhe Vlerësime nga juritë, si dhe disa klasifikime si finaliste.

Shumë poezi dhe disa nga tregimet e saj janë përfshirë në antologji të konkurseve letrare, në disa faqe online dhe në blogje letrare të dedikuara, në revista letrare, përfshirë edhe të huaja, në koleksione kolektive nga Shtëpi Botuese si: LietoColle, La Vita Felice, Fusibilia, Terre d’ulivi, Empiria dhe Fara Editore.

Në vitin 2014, nga vlerësim editorial i një konkursi, u botua nga Edizione Il Fiorino përmbledhja e saj e parë “Në pritje të qiellit” (Çmimi Giovanni Gronchi, Çmimi Cinqueterre Golfo dei Poeti, Çmimi Rivalta-Roberto Magni, Çmimi Leandro Polverini).

Në vitin 2015, gjithashtu për Edicionet Il Fiorino, u botua koleksioni i saj i poezive haiku “Arsyet e arit” (Konkursi Giovanni Gronchi, Çmimi special i Jurisë në Konkursin Letrar – në qytetin Arona).

Në vitin 2017, pasi u rendit mes fituesve të Konkursit “Pubblica con noi – Boto me ne”, u botua nga Fara Editore, libri i saj i tretë i poezive “Tokë e ujit” (i renditur në vendin e Dytë në Konkursin Città di Arona, Certificatë Merite në Konkursin Città di Copenaghen, Finaliste në Konkursin Letrar “Poet i rastit” dhe në Konkursin Michelangelo Buonarroti, Çmimi i Parë në Edicionin XXI të Konkursit Il Litorale, Çertifikatë Merite në Konkursin Poetika IV, në Konkursin Maria Cumani Quasimodo dhe Medalja Aurea në Konkursin Emozioni Poetiche).

Në maj të vitit 2018, në një bashkëpunim të kënaqshëm mes pikturës dhe poezisë, një përmbledhje e shkurtër e poezisë ekfrastike e saj, u përcaktua në forex dhe u ekspozua në ekspozitën “Mrekullitë e Lindjes”, përkrah pikturave të Mjeshtrit Luigi Ballarin, artist i njohur ndërkombëtar që ekspozon në shumë shtete të huaja dhe që punon ndërmjet Venecias, Romës dhe Stambollit.

Në shkurt të vitit 2020, sërish për Fara Editore, u botua libri i saj i katërt poetik me titullin “Rosa del battito – Trëndafili i rrahjeve “.

Tridhjetë poezi nga kjo përmbledhje, morën Çmimin Special të Jurisë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë: Besio, 1860.

Libri gjithashtu fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë Mario Luzi 2020, e u rendit si Finalist në Konkursin “Tra Secchia e Panaro” ku u vlerësua me Çertifikatë Merite në Edicionin e 34-t, në Konkursin Lorenzo Montano, Anterem Edizione.

Në prill të vitit 2023, Fara Ed. botoi veprën “L’occhio verde dei prati – Syri jeshil i lëndinave” në edicion dygjuhësh (italiane-angleze) të redaktuar nga Ivano Mugnaini.

Përmbledhja u senjalizua në Konkursin Narrapoetando 2023 të Fara Ed., Certifikatë Ekselence në Konkursin Ndërkombëtar Città del Galateo-Antonio De Ferraris, Çmimi i Parë në Konkursin Artistik Letrar Il Sabato del Villaggio të Shoqatës Atlantide, Premio Il Plauso della Giuria – Duartrokitja e Jurisë për videopoezinë, Çmimi i Dytë në Konkursin Albiatum të Shoqatës Piero Gatti, Çmimi i Parë në Sez. Poesia onirica – Poezia onirike në Konkursin Leandro Polverini, Çertifikatë Vlerësimi në Konkursin Lorenzo Montano të Shoqatës Anterem, si dhe një Certifikatë speciale në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë The Alchemy of Poetry me vlerësim në Londër.

Në prill të vitit 2023, gjithashtu u botua, si në versionin e shtypur, po ashtu edhe në e-book, libri i saj i gjashtë “Il dono e la cura – Dhurata dhe kurimi”, Aletti Ed., vepër poetike e cila është përkthyer në arabisht nga Profesori i Nderuar Hafez Haidar.

Në maj të vitit 2023, disa poezi të saj u përzgjodhën për t’u prezantuar dhe ekspozuar në ekspozitën Pro Biennale të Venecias.

Ekspozita, e organizuar nga Kuratori i Artit dhe shkrimtari Salvo Nugnes në Spoleto, në Pallatin Historik Rota Ivancich në Venecia, u hap dhe u komentua nga Vittorio Sgarbi e u vizitua nga shumë personalitete të botës së Artit, Kulturës dhe Institucioneve.

Në korrik të vitit 2023, disa poezi të Donatella Nardin rezultuan fituese në Sez. Poetry Collection Award dhe u recituan gjatë Festivalit të Letërsisë Zehng Nian Cup që u mbajt në Qytetin Quingzhou, në Shandog të Kinës.

Në dhjetor të vitit 2023, u botua “Infloriri de umbra – Fioriture d’ombra – Lulëzime hijesh” në versionin dygjuhësh italisht-rumanisht në serinë e kuruar nga Eliza Macadan për Editura Cosmopoli, Rumani. Kjo përmbledhje është e pranishme në Biblioteka dhe Institucione Kulturore rumune.

Në prill 2024, doli libri i tetë i autores Donatella Nardin, titulluar “Ixòe de aria – Isole d’aria – Ishuj ajri”, një përmbledhje

Share: