Home KRYESORE Kandidatja amerikane për ambasadore: Kina është problem për Shqipërinë

Kandidatja amerikane për ambasadore: Kina është problem për Shqipërinë

Kandidatja amerikane për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim, ka folur para senatorëve për faktorët e huaj të cilët mund të ushtrojnë ndikimin e tyre në Shqipëri.

Kim deklaroi se problemi dhe rreziku më i madh për Shqipërinë nuk paraqitet nga Rusia, por nga Kina.

Gjatë seancës në Komisionin për Politikën e Jashtme, Kim theksoi se Kina përbën problem në Shqipëri për shkak të investimeve dhe komplikimeve politike që ato mund të sjellin.

Po ashtu kandidatja për ambasadore në Shqipëri është pyetur dhe për muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri. Kim tha se SHBA ka punuar me qeverinë shqiptare, ndërsa theksoi se 3 mijë muxhahedinë jetojnë në periferi të Tiranës.

 “Synimi ynë numër një është që ata të jenë të sigurtë, por edhe të integrohen në Shqipëri, si dhe të jenë qytetarë produktivë”, tha kandidatja për ambasadore./ Opinion.al

Share: