Home KRYESORE Sizmologu i njohur qetëson durrsakët: Nuk ka rrezik për Cunami

Sizmologu i njohur qetëson durrsakët: Nuk ka rrezik për Cunami

Në një kohë kur qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm i ka mbërthyer paniku nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që la pas të vdekur dhe qindra të plagosur, shumë prej tyre kanë lënë sot banesat pas një alarmi ‘bombë’ që qyteti bregdetar do të goditej nga një cunam.

Dhjetra qytetarë kanë dërguar mesazhe në adresë të agjencisë së lajmeve të “BalkanWeb”, si dhe shumë të tjerë kanë telefonuar, të shqetësuar për të mësuar mbi vërtetësinë e lajmit, nëse Durrësit do të goditej apo jo nga kjo dukuri e rrezikshme.

E për të shuar të gjitha këto zëra, që erdhën pas publikimeve nëpër mediat greke dhe ato italiane, ku për alarmin i referoheshin Institutit Italian të termëve, vjen zëri zyrtar nga specialisti; Durrësi nuk rrezikohet nga cumani. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, sizmologu Llambo Duni pohoi se alarmi për cunam rezultoi falas. Ai theksoi se tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, nuk e ka fuqinë që të shkaktojë një dukuri të tillë si cunami.

“Ne kemi lidhje se të dhënat tona shpërndahen në të gjitha qendrat në botë (ne rastin kur alarmi u dha nga Instituti italian i tërmeteve). Të dhënat tona shpërndahen në kohë reale në të gjitha qendrat, në Amerikë dhe Europë. Ne kemi lidhje në kohë reale me këto vende, për të përcaktuar cunamet, nëse ato mund të gjenerohen në vendin tonë, mund të përdoren. Ata nxjerrin alarmin, që këto kanë nevojë të rishikohen. Jo çdo alarm që jepet është i vlefshëm. Në e rastin tonë nuk i vlefshëm. Pasi madhësia 6.3 nuk është e atij niveli që të gjenerojë cunamet. Epiqendra e tërmetit nuk ka qenë në mes të Adriatikut, po në bregdetin shqiptar, ku nuk ka kolonë ujë. Është e pamundur që ky tërmet të shkaktojë cunam. Vatra e tërmetit ka qenë e thellë. Nuk ka pasur çarje që të ngrihet toka. Që të ngrihet, kërkohet spostim. Deri sa e kanë hequr alarmin, e kanë kuptuar që është fals.”, tha Duni.

Share: