Home Gjeo-Ekonomia Ja aktivitetet që hapen dhe ato që mbeten të mbyllura pas 1...

Ja aktivitetet që hapen dhe ato që mbeten të mbyllura pas 1 Qershorit. Hapen dhe qendrat e formimit profesional

Nga 1 Qershori Shqipëria do të zbatojë fazën tjetër të hapjes pas situatës së pandemisë. Ministrja Manastirliu njoftoi se pjesa më e madhe bizneseve që janë ende të mbyllura në këtë periudhë do të hapen.

Plazhet pas 1 qershorit do të hapen nën masa sigurie ndërkohë që të vijojnë të mbeten të mbyllura kinematë dhe klubet e natës.

Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet.

Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.

Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme.” – tha Manastirliu. /Opinion.al

Share: