Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Habit Veliu, justifikon dhunën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës:...

Habit Veliu, justifikon dhunën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës: E shikoni çfarë familje

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë një deklaratë të papritur duke marrë në mbrojtje efektivët e policisë që dhunuan 15-vjeçarin tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë.

Teksa është pyetur në lidhje me këtë rast në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ai ka nxjerrë videon nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar.

Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu./abcnews.al

Share: