Home KRYESORE U gjobit me 5 mln lekë, Spaho-Peleshit: Mos më ndiqni me policë

U gjobit me 5 mln lekë, Spaho-Peleshit: Mos më ndiqni me policë

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho ka reaguar pas gjobës 5 milionë lekë të vendosur pas një takimi me qytetarët në Menkulas, ku sipas autoriteteve nuk janë zbatuar masat anti-COVID.

Spaho është shprehur se aktivitetet e organizuar nga PD, qëllim parësor kanë mbrojtjen e shëndetit. Ai i drejtohet ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, duke e cilësuar vendosjen e gjobës provokim për të krijuar incidente.

Reagimi i plotë:

“Sot nga mediat u informova per gjoben qe me ka vene policia e Devollit per organizim tubimi ne kundershtim me Aktin Normativ per mbrojtjen nga Covid 19. Partia Demokratike dhe une, ne te gjitha aktivitetet kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes mbrojtjen e shendetit te qytetareve, respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes.

Me nje akt te paprecedent, ne shkelje flagrante te aktit normativ, pa me kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinand Mara, me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe, sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill. I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinand Mara, te me heqe menjehere survejimin me policine politike qe me ka vene ngado ku shkoj.

Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident qe do te krijoje me PD. Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi, qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim. Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton./ Opinion.al

Share: