Home KRYESORE Digjet në Krujë makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleda Hoxha

Digjet në Krujë makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleda Hoxha

Është përfshirë nga flakët makina e sekretarit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Mësohet se makina tip “BMW”, e cila është në pronësi të shtetasit Igli Kani, është djegur gjatë natës dhe ngjarja mendohet të jetë aksidentale, sipas njoftimit të policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua pak javë më parë nga SPAK dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”.

Njoftim i policisë:

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit./Opinion.al

Share: