Marrë nga faqja në Facebook e deputetit Vullnet Sinaj
⚒Ndërtuar në shekullin XVI me një arkitekturë të përsosur për kohën, ura e Bratit renditet si një nga veprat inxhinierike më të mira në Shqipëri!
Me një gjatësi prej 30 metrash dhe lartësi prej 9 metrash, Ura e Bratit lidhte historikisht rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës!
📍Falë arkitekturës së urës, ujërat e fryra të Shushicës gjatë dimrit mund të shkarkohen lirisht nëpërmjet hapësirave të harqeve dhe dritareve të urës. Ndërsa gjatë verës, ujërat e cekët dhe të kristaltë të Shushicës në këmbët e urës krijojnë një natyrë plot freski dhe ngjyra!💧
🎞Ura e Bratit shfaqet gjithashtu në filmin “Nëntori i Dytë”.
Vizito Urën e Bratit! Lugina e Shushicës me një potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe kulturor!☀️