Home KRYESORE “Pastroja shtëpitë derisa bleva vilë sa gjysma e fshatit”, rrëfehet Alida Hisku:...

“Pastroja shtëpitë derisa bleva vilë sa gjysma e fshatit”, rrëfehet Alida Hisku: Më dhemb goja t’u tregoj sa e madhe është…

Artistja Alida Hisku jeton prej kohësh në Gjermani, aty ku ka krijuar jetën e vet së bashku me familjen e saj. 

E ftuar në “S’e Luan Topi”, ajo tregon jetën e saj të vështirë, mes sakrificave për të shkolluar fëmijët e saj. Hisku tregon se i është dashur të punojë punë të ndryshme për të siguruara para, qoftë edhe si pastruese shtëpisë.

“Pas shumë viteve që kam punuar, si shumë gra shqiptare, më ka qëlluar të punoj dy tre punë jo të kualifikuara, me pastrime. Në fillim iu angazhova fëmijëve, që të shkolloheshin dhe të arrin diçka sepse duke qenë i huaj të venë prapa liste. Ky ishte qëllimi i jetës sime, për 20 vite”, tregon artistja.

Alida tani jeton në një vilë të madhe në një fshat të Gjermanisë, me një sipërfaqe toke goxha të madhe, ndërsa zbulon se si e ka blerë këtë shtëpi.

“Pastaj fillova mendova të mendja për vete, mendova për të mbledhur disa lekë, e bëja çdo gjë vetë.  Bleva një shtëpi këtu në fshat sepse kujtova se ishte vetëm shtëpi sepse e bleva në ankand pa e parë, dhe kuptova që ishte gjysma e fshatit. Kam stalla, vilë 600 metra katrorë me tre kate, kam traktorë, kafshë. Më dhemb goja t’jua tregoj se sa e madhe është dhe se sa punë do”, tha ajo.

Top Channel

Share: