Ish-kryeministri Berisha ka komentuar vizitën e Ramës në Vlorë, për të inspektuar punimet e ndërtimit të Lungomares. Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se Rama u kthye në vendin e krimit të tij të shëmtuar urbanistik, aty ku Lungomaren e ktheu në Lungozezë.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Te dashur miq, dje piktori deshtak, per te fshehur qofte dhe per pak çaste bllokimin e tmerrshem te trafikut, si ne asnje vend tjeter ne Shqiperi, qe ai krijoje me vepren e tij skandaloze ne Lungomare ne Vlore, ai urdheroi ndalimin e plote te trafikut gjate kohes qe po e vizitonte rrugen.
Ky akt ngjan me larjen e duarve pas krimit nga krimineli per ta mohuar krmin e tij. Nga nje projekt i premtuar me 6 korsi dhe baçe me lule ne mes, Rama shkaterroi rrugen egzistuese qe kishte 4 korsi dhe e shnderroi ate ne nje projekt me dy korsi duke veshtirsuar kalimin dhe ngadalsuar ate edhe me 45 minuta per nje distance qe me pare vlonjatet dhe pushuesit e tyre e benin per maksimumi 10-15 minuta!
Kjo mega afere korrupsioni e Edvin Kristaq Rames i ka dhene nje goditje shume te rende turizmit ne Vlore. Sidoqofte dje piktori deshtak u largua i lumtur nga Lungozeza e tij pasi aty, pervec presidentit te kompanise me te cilin ka ndare 30% dhe 4-5 puntoreve, nuk kishte afer asnje qytetar vlonjat!