Home KRYESORE Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria! Raporti i frikshëm i ILO-s.

Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria! Raporti i frikshëm i ILO-s.

Shqipëria zë vendin e parë jo vetëm në Europë por dhe në botë sa i përket dëshirës së të rinjve për të emigruar.

Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, (ILO) për trendin e punësimit tek të rinjtë, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria, ndërsa më e ulët në Europë është në Luksemburg, ndërsa në botë në Izrael.

Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur pjesërisht nga deficite të tregut të punës dhe një normë e lartë papunësise. Po ashtu mungesa e mundësive në tregun e punës është një tjetër faktor kyç që i shtyn ata drejt dëshirës për të lënë vendin e tyre.

Shqipëria zë një përqindje të lartë të të rinjve që janë në kërkim të një pune, por që e kanë të pamundur ta gjejnë atë. ILO raporton se 28-35 për qind e grupmoshës 15-24 vjeç në kërkim të një pune në Shqipëri, nuk arrijnë të integrohen në treg.

Në aspektin e vullnetit të përgjithshëm, prirja më të lartë për të lëvizur jashtë vendit, në 38 për qind, është gjetur në Afrikën sub – Sahariane, Amerika Latine dhe Karaibe, e ndjekur nga afër nga Evropa Lindore në 37 për qind.

Prirja më të ulët për të emigruar ekziston në Amerikën Veriore, ku vetëm 15 për qind e të rinjve janë të gatshëm për të lëvizur jashtë vendit përgjithmonë. Sa i përket të ardhurave vjetore, Shqipëria pozicionohet në një vend me të ardhura mesatare, që variojnë nga 976 usd deri në 3855 usd./Opinion.al

Share: