Home KRYESORE A duhet nje cikatrice te na ndryshoje cilesine e jetes?

A duhet nje cikatrice te na ndryshoje cilesine e jetes?

Nga Babeta Rexhepi

Te drejtohem ty vajze, mike, moter, grua, nene, qe deshperimisht sot po lufton me kancerin. Ty qe fati te zgjodhi per te luajtur rende lojen e tij. Ty, qe deri dje as nuk e dije c’do te thonte qe “disa qeliza te zhvillohen ne menyre anormale” brenda teje.

E di, askush nuk e imagjinon dot sa e rende eshte, derisa e provon mbi supe, derisa i ndodh tek njerezit me te dashur. Edhe une, qe sot te drejtohem ty, nuk e kam provuar c’do te thote te jetosh duke u ndjere e paplotesuar, “gjysem grua”, por kam jetuar prane atyre qe e kane provuar. Atyre qe kane bashkejetuar me kete dhimbje, paplotesi, ankth, ku humbja eshte gjysma e tmerrit, tjetra eshte vdekja. Shuarja e shpreses dhe pamundesia per ti gjetur jetes nje kuptim. Ndaj besome nese te them, se eshte e pamundur ti gezohesh shendetit, edhe nese sot e ke, pa reflektuar per rendesine e gjerave qe vertete kane vlere ne jeten tone.

A duhet nje cikatrice te marre rendesine me te madhe ne jete? A duhet shpresa te zevendesohet nga erresira, stresi, depresioni? A duhet qe ekzistencen tone ta burgosim per se gjalli ne burgun e harreses? Te mos leme asnje rreze dielli te na ngrohe, asnje filiz dashurie te na ringjalle?

Ju drejtohem juve gra sot, per t’iu thene, se bota ka nevoje per ju. Ju, qe duke luftuar kancerin, ne cdo dite tuajen, tregoni se jeni me te forte se ai. Ju mund te ja dilni, nese nuk dorezoheni, nese nuk e lini veten te humbni ne erresire, por do rendni papushim ne kerkim te drites ne fund te tunelit.

E c’rendesi ka nje cikatrice perpara ekzistences suaj?

Asgje nuk ka me shume rendesi, se nje fytyre qe ka vendosur ti buzeqeshe diellit te mengjesit, dores qe ngrohtesisht mbeshtjell fytyren e perlotur te mashkullit qe domosdoshmerisht i duhet prezenca jote per te qene i lumtur. Asgje nuk ka me shume rendesi perpara perqafimit plot dashuri te femijes suaj te mitur.

C’rendesi ka nje cikatrice, kur ju jeni shume, me shume se aq.

Ndaj mos kini turp nga trupi juaj, as dhimbje mos ndjeni. Vishni kepucet e shpreses, e si nje femije qe sapo ka mesuar te ece, ecni ne rrugen tuaj te jetes. E nesermja do jete me e bukur.

Share: