Një vajzë e re ka rënë pre e persioneve nga i dashuri i saj, i cili e ka shantazhuar me video dhe foto intime, nëse ajo do t’i jepte fund marrëdhënies së tyre.
Vajza ka pasur 8 muaj lidhje dashurie me shtetasin Tomas Beka dhe gjatë kësaj kohe ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të, çaste këto, që janë filmuar dhe fotografuar nga ish-i dashuri i saj, Tomas Beka.Mirëpo kjo lidhje intime është pikasur nga nëna e vajzës, shtetësja me inicialet E.M, e cila i ka kërkuar të bijës që të ndërpriste këtë lidhje, pasi Tomasi nuk ishte mashkulli ideal për të.
Ndërprerja e lidhjes në mënyrë të menjëhershme ka sjellë irritimin e shtetasit Tomas Beka, i cili ka filluar të përndjekë nënë e bijë, duke i kërcënuar me jetë dhe shantazhuar, ndërsa në dy raste ka ketrajtuar dy shokët e klasës së vajzës, me të cilën ai ka pasur mërëdhënie.Pas presionit dhe kërcënimit me telefon me shprehjet “…do t’ju pres fytin, do dergjeni në birucë, do t’ju vras etj.”, vajza A.M është mbyllur në banesë nga frika. Ndërkohë që shantazhet kanë vijuar ndaj nënës së saj, e cila është detyruar të kallëzojë në polici Tomas Bekën. Ky i fundit pak ditë më parë është deklaruar fajtor nga gjykata e Tiranës, duke u dënuar me 7 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e “Përndjekjes”.
Nga hetimet hetimore të kryera në vijim, rezulton se E.M. ka paraqitur kallëzim penal ndaj të pandehurit, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme që ky shtetas po i krijonte asaj personalisht dhe familjes së saj në tërësi.Në kallzimin dhe deklarimet e dhëna në policinë gjyqësore, E.M shprehet ndër të tjera se shtetasi Tomas Beka ka pasur një lidhje dashurore me vajzën e saj A.M. Kjo lidhje nuk është pranuar nga ana kallzueses dhe e familjes së saj. Kallzuesja pretendon se dhe vajza vetë e ka shkëputur përpara tetë muajve lidhjen me këtë person. Pavarësisht kësaj shkëputjeje, i pandehuri Tomas Beka ka vazhduar t’i shqetësojë, kërcënojë, fyejë e shajë nëpërmjet thirrjeve e komunikimeve telefonike shtetasen E. dhe vajzën e saj A.
I pandehuri ka përdorur një fjalor shumë të ulët, fyes, me sharje nga më ordineret. Fyerjet, sharjet e kërcënimet ky i pandehur i ka filluar në muajin Shkurt 2016. Ky lloj shqetësimi e komunikimi, E.M, i ka krijuar gjendje ankthi, pasigurie e frike, që nga muaji Dhjetor i vitit 2015, kohë kur Tomas Beko ka plagosur një ish-shokun e shkollës së vajzës, të quajtur A.M.
Gjatë muajit Dhjetor 2015 e në vazhdim, shtetësja E.M. ka deklaruar gjithashtu se i pandehuri Tomas Beko e ndiqte nga prapa, në rrugë, në ambjente dhe lokale ku futej E. Në lidhje me këtë përndjekje, shtetësja E.M. ka deklaruar: “…Unë hyja në dyqan, ai vinte në dyqan dhe më shikonte me shikim provokues, unë ecja me vajzën në lagje, ai më ndiqte nga pas, më dilte përpara. Këto veprime të tij më krijonin një gjendje frike dhe ankthi të paparë, pasi prej këtij personi pret gjithçka.
Pas kësaj periudhe përndjekjeje fizike, ai filloi më pas të më shqetësonte, fyente e kërcënonte me SMA në telefon”. Shtetësja E.M ka deklaruar se, pavarësisht mardhënieve që ky person ka pasur apo ka përsëri me vajzën e saj, sjellja e tij, veprimet e tij, telefonatat e tij i kanë krijuar një gjendje terrorizuese në familje.Në lidhje me këtë kallëzim të shtetases, i është marrë deklarim edhe vajzës së kallzueses, shtetases A.M, e cila ndër të tjera ka deklaruar: “…Krahas presionit dhe kërcënimit me telefon me shprehjen ‘…do t’ju pres fytin, do dergjeni në birucë, do t’ju vras, etj.”, Tomasi më ka bërë presion edhe me publikimin në internet të disa fotografive intime që kemi bërë me të, kur marrëdhënia e jonë ishte normale, pasi ai disponon dhe dy video disaminutëshe.
Ky fakt më ka vënë përpara një frike dhe dileme që ka bërë të mos jem e prerë në marrjen e vendimit për t’u shkëputur me të përfundimisht, pasi kisha gjithmonë frikën e publikimit të këtyre fotove e videove prej tij. Ai ka dhënë prova që mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi ia ka dërguar mamit tim si fotot, edhe videot e marrëdhënies sonë intime. Ky është dhe shkaku pse unë jam detyruar t’u përgjigjem telefonatave të tij, SMA-ve dhe kërkesës për takime me të”.
Në vijim të veprimeve të tij të kundërligjshme, i pandehuri Tomas Beka, në dt.30 qershor 2016, rreth orës 11:00, ka kryer veprime të kundërligjshme ndaj shtetases A. dhe shokut të saj të shkollës A.H. Në momentin që shtetësja A. ishte me shoqërinë e saj të klasës të ulur në lokal “Kristal”, përballë me Inxhinierinë e Ndërtimit, pasi më vonë do të futeshin në provim, papritur është futur në lokal i pandehuri Tomas Beka, ka kapur për krahu shtetasin A.H., duke e nxjerrë jashtë nga lokali me qëllimin “për t’u sqaruar”. A., e shqetësuar, i ka kërkuar të largohej të pandehurit, se nuk kishte më punë me të, por i pandehuri ka filluar ta shajë e ofendojë me fjalët: “je legene, je e pasinqertë…” dhe më pas ai është larguar. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me shokun tjetër me inicialet A.M, të cilin e ka plagosur lehtë. /Shqiptarja.com/