Home KRYESORE LSI me qytetarin, kundër plehrave të qeverisë!?

LSI me qytetarin, kundër plehrave të qeverisë!?

Deklarata e fundit e Petrit Vasilit, ishte e qartë. LSI do të jetë kundër votimit të Ligjit të Plehrave, nëse kryeministri edi Rama, këmbëngul ti kthejë ato në Kuvendin e Shqipërisë për një votim tinzar, ashtu si edhe ka denoncuar disa herë veprimtari i shoqerise civile, Sazan Guri dhe përgjithësisht e gjithë shoqëria civile e shqetësuar për këtë marrëzi vrastare të qeverisë.

Le te shpresojme tek qendrimi i paraljmeruar i LSI’se perndryshe sigurisht qe fatura per te do ishte politike dhe elektorale.

Ndërkohe nese Pdiu dhe Agron Duka i qëndron besnike qëndrimit të para ca kohëve, kundër Ligjit të Plehrave dhe nëse Opozita nuk braktis sallën e Kuvendin, por bashkon votat “kundër” këtij ligji famëkeq, nuk ka asnjë mundësi reale që ky Ligj të kalojë pozitivisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Koha do ta tregoje…

Share: