Home KRYESORE Babë e bir sulmojnë me thika 52-vjeçarin!

Babë e bir sulmojnë me thika 52-vjeçarin!

Mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë A.S, rreth 52 vjeç, banues në Korçë.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, dyshohet se pas një konflikti të çastit në lagjen nr. 17 të qytetit është plagosur me thikë nga M.B, rreth 25 vjeç dhe A.B, rreth 51 vjeç (at e bir).

I plagosuri ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia thotë se po punon për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share: