Koalicion PAN dhe AKR kanë arritur një marrëveshje me Listën Serbe për bashkëqeverisje, duke ndarë edhe dikasteret.
Sipas marrëveshjes AKR ka hequr dorë nga drejtimi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila do t’i takojë Listës Serbe.
Ky koalicion dhe Lista Serbe kërkojnë që nesër të mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
“Po shpresojmë që ajo do të thirret nesër për në orën 10:00 sepse marrëveshja është finalizuar”, ka thënë një zyrtar i lartë i PAN-it, shkruan Indeksonline.