Home KRYESORE Panik në Sauk, helikopterët fluturojnë pranë shtëpive

Panik në Sauk, helikopterët fluturojnë pranë shtëpive

Prej disa orësh disa helikopterë po fluturojnë shumë pranë banesave në zonën e Saukut dhe Farkës, duke terrorizuar banorët e zonës.

Lajmi është denoncuar nga vetë ata në Opinion.al, të cilët theksuan se helikopterët po fluturojnë shumë ulët dhe një gjë e ngjashme nuk kishte ndodhur më parë.

Ende nuk dihet se për çfarë arsye helikopterët po fluturojnë aq pranë banesave, por në mes të errësirës dallohet vetëm drita e tyre.

Kujtojmë se pranë këtyre zonave gjendet dhe Baza Ajrore e Farkës./opinion.al

PS: Foto arkivi

Share: