Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se qeveria ka pranuar dështimin me investimet e huaja.
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Tabaku theksoi se ministri i Financave e pranon se investimet e huaja pas 2013-ës janë në pikën zero.
Sipas saj, në lidhje me këtë dështim, në vend që të mbajë fajin vetë, qeveria ua hedh të tjerëve.
Ajo tregon se fajin për dështimin e investimeve të huaja e kanë taksat e larta, vendime e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të limituar biznesesh të zgjedhura nga qeveria, si dhe rritje taksash për të tjerët.
“Fajin e ka korrupsioni në sektorin fiskal. Fajin e kanë burimet e pandershme të financimit e paratë e drogës që financojnë ndërtimin dhe gjoja projekte 1 mld euro”,-thekson Tabaku.