Home KRYESORE Arta Marku ‘shkund’ Prokurorinë, në krye të Dekriminalizimit rivali i saj

Arta Marku ‘shkund’ Prokurorinë, në krye të Dekriminalizimit rivali i saj

Kryeprokurorja Arta Marku ka nisur shkarkimin e njerëzve të Adriatik Llallës në prokurorinë e Përgjithshme. Pas një takimi që ka zhvilluar në orët e mëngjesit me ministrin e Brednshmë, Fatmir Xhafa disa drejtues të rëndësishëm në organin e akuzës u njoftuan për shkarkim apo ulje në detyrë.

Kështu është shkarkuar drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Rovena Gashi e cila prej më se 1 viti drejtonte edhe strukturën e Dekriminalizimit. Ajo do të vijojë punën si prokurore e thjeshtë prane kesaj njesie. Në vend të saj është emëruar drejtues i Dekriminalizimit, Arqile Koça.

Kujtojmë se Koça ishte një nga kandidatët për Kryeprokuror që u paraqit në kryesinë e Kuvendit dhe garoi përballë Arta Markut. Sakaq, Kryeprokurorja ka larguar edhe shefin e Kabinetit, duke emëruar sot znj. Alketa Zyfla.

Burimet thanë se priten në tjera lëvizje në prokurorinë e Përgjithshme, sidomos në postet drejtuese.

Share: