Të gjithë çfarë duhet të dini rreth rendit të trashëgimisë të royals britanik. E dini se cilin vend zë Savanah? Ose Princesa Anna? Me një “revolucion” të vogël që përuroi Charlotten.
Në vitin 2018 një anëtar i ri u bashkua me familjen mbretërore britanike. Princi Louis Charles Arthur, djali i tretë i William dhe Kate Middleton, erdhi në botë më 28 prill, duke ndryshuar rendin e vazhdimësisë në fron. Rendi i cili e sheh kokën Elizabeth II, 92 vjet nga të cilat 66 të kaluara me një kurorë, monarkun më të gjatë në historinë e Britanisë (duke tejkaluar madje edhe Mbretëreshën Victoria), shkruan Vanity Fair.
Në vend të parë atëherë, siç e dinë të gjithë, është Princi Çarls, njeriu që pret përgjithmonë. Shtatëdhjetë vjeç më 14 nëntor, djali i madh i mbretëreshës dhe i princit bashkëshort Filippo, tani e hedh me një batutë. “I paduruar? Unë? Çfarë insinuate e çmendur, ” tha ai pak kohë më parë gjatë një rasti publik.
Por i dashuri dhe beniamini i çdo meme dhe post social është një: George Alexander Louis, 5 vjeç dhe i treti në radhë (pas babait William). Nëse në jetën e vërtetë ende nuk e di se një ditë do të jetë i destinuar të bëhet mbret, në realitetin virtual tashmë urdhëron shtetasit e tij me anë të “poracci” dhe duke shpresuar të ketë Skocinë si dhuratë për ditëlindjen e ardhshme. Dhe pastaj vjen Charlotta revolucionare, motra më e vogël prej 3 vjetësh. Rasti I saj është i pari në histori ku një grua nuk rrëzohet nga froni prej një mashkulli, në bazë të ligjit të ri të prezantuar në vitin 2013: “Succession to the Croën Act,” i cili rregullon vijimësinë në fronin britanik.
Princesha, në fakt, mbeti e palëkundur në vendin e saj, pavarësisht nga lindja e një vëllai të vogël mashkull (Louis, në fakt). Princesha Anne, vajza e dytë e Mbretëreshës dhe princit Filip, “rrëshqiti” në vendin e katërt, pas lindjes së vëllezërve të saj me te vjegjel, Andrea dhe Edward. Sot ajo zë vendin e trembëdhjetë.
Dhe ç’të themi për Savannah Phillips, 7 vjeç, vajza bjonde që guxoi ti mbyllte gojën princit Xhorxh? Bija e Peter Phillips, djali i madh i Princeshës Anne, vajza e dytë e Mbretëreshës dhe princti Filip, është e pesëmbëdhjeta në “garën” për fronin. Lady Louise Mountbatten-Windsor, trembëdhjetë vjeçare dhe nje nga damigellat e nderit në dasmën e William dhe Kate Middleton, pavarësisht se është më e madhe se vëllai James, është pas tij në suksesion, pasi ka lindur para miratimit të Aktit të Kurorës. Por me Charlotte (fatmirësisht) gjithçka ka ndryshuar./360grade.al
360grade.al