Dashi
Në dashuri po afrohet një fat i madh, i cili favorizohet nga një qiell i cili favorizon lidhjet e lindura së fundmi. Do të jeni më të sigurtë në veten tuaj dhe vendosmëria që do të shfaqni do lejojë që të keni sukses në një intervistë pune.
Demi
Mundohuni që të shikoni përreth pasi parashikohen mundësi të mira për të bërë njohje të reja. Kjo e mërkurë do ju shohë mjaft të zënë në realizimin e një projekti të ri krijues. Këshillohet që në familje, të mos tregoheni shumë të largët.
Binjakët
Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt për shkak të disa keqkuptimeve që keni patur në punë ose me partnerin/en. Do të jeni të lodhur dhe të acaruar dhe ky humor i keq mund të prish një raport tuajin.
Gaforrja
Parashikohet një qiell interesant për takimet, qoftë të natyrës sentimentale dhe profesionale. Intuita e mirë do ju lejojë që të ndryshoni interesat siç ju leverdis më shumë. Në familje, këshillohet që të jeni më të kuptueshëm.
Luani
Do të jeni në kërkim të stimujve të rinj ku të kapeni, sidomos tashmë që ndiheni të kënaqur nga lidhja juaj apo nga puna. Parashikohet një mbrëmje mjaft relaksuese dhe plot shkëndija në dashuri.
Virgjëresha
Ka disa keqkuptime të cilat duhet ti mbani nën kontroll. Duhet të jeni të gatshëm që në fushën e ndjenjave të bëni një hap përpara, sidomos nëse së fundmi keni përjetuar zhgënjime.
Peshorja
Shmangni tepritë, sidomos nga pikëpamja e sforcimeve fizike. Jeni përfshirë në angazhime shumë të lodhshme të cilat mund të çekuilibrojnë ditën tuaj. Në dashuri, regjistrohen momente interesante, por duhet të jeni të gatshëm që të kënaqni edhe disa nevoja të partnerit/es tuaj.
Akrepi
Ky është momenti më i mirë për të menduar më shumë për veten dhe pretendimet tuaja. Dashuria do të marrë vëmendjen tuaj kryesore dhe rigjetja e harmonisë në çift do ju lejojë që të vlerësoni më mirë kapacitetin tuaj.
Shigjetari
Duhet të punoni fuqishëm për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Mundohuni të jeni më të sigurtë në vete dhe fokusohuni në prioritetet që keni. Nisja e një historie të re dashurie, mund të çojë në ndërmarrjen e një rrugëtimi interesant.
Bricjapi
Në dashuri parashikohen mundësi të mira, sidomos nëse jeni në kërkim të një stabiliteti që të zgjasë. Duhet të guxoni dhe të hidhni hapin e parë, pasi nuk përjashtohen zhvillimet interesante. Vlerësoni më shumë kohën e kaluar bashkë, në mënyrë që të arrini të planifikoni arratisje romantike dhe aktivitete të reja në çift.
Ujori
Këshillohet që të ndiqni instinktin tuaj. Para jush hapet një qiell mjaft i favorshëm i cili do ju mbushë me kurajo dhe forcë. Çuarja përpara e ideve të reja, do ju mundësojë realizimin e projekteve të mëdha.
Peshqit
Do të jeni shumë të tensionuar gjatë kësaj dite, ndoshta për shkak të ndonjë tensioni ose keqkuptime me familjen ose partnerin/en. Puna po ecën më së miri dhe marrëveshjet e reja do të jenë mjaft të favorshme