Home KRYESORE Kur, dhe a do të bëhemi dot njerëz ne?

Kur, dhe a do të bëhemi dot njerëz ne?

Nga Mentor Kikia

E mendoni çfarë ndjesie të krijohet kur çohesh në mëngjes dhe sipër makinës gjen dy qese me mbeturina, të hedhura nga ballkoni prej “zonjës” së shtëpisë?

Kjo nuk është makina ime. Por padyshim që do të jetë nesër edhe imja kështu.

Shpesh, shumë të këqija që ne bëjmë në këtë vend ia veshim varfërisë. “Hë mo- themi- se e bëjmë nga halli”. Dhe kështu justifikojmë veten edhe kur i shesim votën një horri për ta bërë deputet, me paratë që na ka vjedhur apo do të na vjedhë. Edhe kur heshtim ndaj çdo gjejë që na bëjnë, sërish themi: “Nuk flasim dot, sepse jemi të varfër, na heqin nga puna”. Edhe kur shkatërrojmë ndërtesa për tu marrë hekurat, edhe kur shkulim hekurudhën për ti shitur shinat e traversat. Edhe kur nuk respektojmë vijat e bardha, sërish themi “popull i varfër, varfëria i ka të gjitha brenda”.

Po të hapësh dritaren dhe të hedhësh qesën e mbeturinave, pa parë as edhe së çfarë ke poshtë e kujt po I bie në kokë, a ka lidhje me varfërinë?
Në fakt vetëm kjo nuk ka asnjë lidhje me varfërinë. Kjo ka të bëjë me injorancën, mungesën e kulturës dhe edukatës. Dhe për dreq, këto të fundit as blihen, as dhurohen.

Share: